Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojë litri
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të naftës, benzinës dhe gazit, që kanë hyrë në fuqi dje në orën 17:30.

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë çmimet e reja të naftës, benzinës dhe gazit, duke përcaktuar kufijtë maksimalë të shitjes me pakicë dhe shumicë.
Sipas njoftimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil (naftë), i standardit SSH EN 590, do të jetë jo më shumë se 207 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë për litër.
Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë, i standardit SSH EN, do të jetë jo më shumë se 164 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 152 lekë për litër.
Për gazin, çmimi i shitjes me pakicë do të jetë 70 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë për automjetet do të jetë 58 lekë për litër.
Gjithashtu, Bordi i Transparencës ka përcaktuar se çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 112 lekë për litër.
Sipas Bordit, çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 17:30 të kësaj të marte dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, kur do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Burimi: Euronews.al
Më të lexuarat






k.jpg)